Foto-ilustrim

Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen në Tiranë

Policia e Shtetit pas hetimeve ka arritur të zbardhë autorësinë e vrasjes që ka ndodhur rreth orës 18:15 më 16 mars te Liqeni Artificial, në Tiranë.

Në këtë incident, me armë zjarri u vra H. B., 62 vjeç.

Siç njofton Policia e Shtetit, pas trysnisë së madhe të ushtruar nga Policia e Tiranës, kontrolleve të shumta për kapjen e autorit, si dhe negociatave të bëra mes Policisë dhe avokatit të autorit të dyshuar, autori i dyshuar, shtetasi I. M., 61 vjeç, nga Fieri, është vetëdorëzuar sonte rreth orës 19.30 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, i shoqëruar nga avokati i tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet e mëtejshme procedurale.