Vetaksidentohet motoçiklisti në Prizren

Një motoçiklist është vetaksidentuar dje në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima derisa po drejtonte motoçikletën e tij, nga pakujdesia ka humbur kontrollin.

Si pasojë e kësaj ai ka përfunduar në rrethojat  e rrugës.

Si pasojë e këtij vetaksidenti, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar më QKUK për tretman mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.