Vetaksidentohet motoçiklisti në Gjakovë

Një motoçiklist në Gjakovë ka pësuar dje një aksident trafiku si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të rrugës.

Policia ka njoftuar se i dyshuari, derisa po drejtonte motorin e tij, duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës e cila ishte e shtruar me zhavorr, është rrëzuar dhe në pamundësi ndalje në afërsi të rrugës ka dalë në anën tjetër të rrugës dhe është përplasur në një veturë.

Si pasojë e këtij aksidenti, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.