Kadri Veseli vizitoi familjen e Adem Demaçit - Foto: Facebook

Veseli viziton për Bajram familjen e Adem Demaçit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shfrytëzuar festën e Kurban Bajramit për të vizituar familjen e veprimtarit Adem Demaçi, i cili ka vdekur më 26 korrik të këtij viti.

Me familjarët e Adem Demaçit kreu i Kuvendit ka thënë se kanë kujtuar veprën dhe jetën e tij kushtuar kombit.

Sipas Veselit, historia e jetës së Adem Demaçit është burim frymëzimi për ne dhe gjeneratat që do të vijnë.

Ky është postimi i plotë i Kadri Veselit në profilin e tij në “Facebook”:

“Festa e Bajramit është edhe një rast më shumë të takojmë familjarët tanë dhe miqtë. Sot pata kënaqësinë të vizitoj familjen e veprimtarit tonë, heroit Adem Demaçi. Kujtuam veprën dhe jetën e tij kushtuar kombit. Historia e jetës së tij është burim frymëzimi për ne dhe gjeneratat që do të vijnë.”

Veprimtari Adem Demaçi ka vdekur më 26 korrik. Ai është varrosur me nderime të larta shtetërore ndërkohë që në nderim të jetës dhe veprës së tij Kosova ka mbajtur tre ditë zie.

https://kallxo.com/vdes-adem-demaci/

https://kallxo.com/adem-demaci-varroset-me-nderime-te-larta-shteterore/