Veseli vizitoi Gardën Kombëtare të Iowas, thotë se mori përkrahje për Ushtrinë e Kosovës – FOTO

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Gardën Kombëtare të Iowa-s, ku ka parë nga afër mënyrën e organizimit dhe ka diskutuar me ta për mbështetjen që i është dhënë deri më tani Forcës se Sigurisë së Kosovës.

Veseli është pritur nga gjenerali Timothy Orr dhe drejtues të tjerë të Gardës se Iowa-s.

“Gjatë vizitës u konfirmua edhe një herë mbështetja për Forcën e Sigurisë së Kosovës edhe pas transformimit të saj në Ushtri të Kosovës. Kjo mbështetje do të vazhdojë të jepet në trajnime dhe edukim por edhe në aspekte të tjera që kanë të bëjnë me funksionimin e saj si ushtri”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Sipas komunikatës, Veseli rikonfirmoi se Ushtria e Kosovës do të jetë ushtri e paqes në Ballkan, “por edhe në zona të tjera kudo qe do të kërkohet angazhimi i saj, në ruajtjen e paqes”.

“Gjenerali Timothy Orr ritheksoi edhe një herë përkrahjen për Kosovën, e në veçanti për Forcën e Sigurisë sa Kosovës”, vijon njoftimi.

Pas Iowa-s, bëhet e ditur se kryeparlamentari Veseli do të vazhdojë në vizitën në ShBA me takime të tjera në Washington dhe New York.

 

07 Dhjetor 2018 - 11:48

Emirjeta Vllahiu 07/12/2018 - 11:48
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend