Veseli tregon nëse i ka rënë pishman që s'është kryeministër

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha sot se nuk është pishman që në kuadër të koalicionit PAN, e ka lënë të jetë kryeministër, kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ tha se ka dëshirë që qeverisja Haradinaj të ketë sukses.

Tutje Veseli theksoi që do të ulet buxheti në infrastrukturë dhe do të rritet në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

“Kam dëshirë që Haradinaj të ketë sukses, marrëveshjen e kemi bë me vetëdije dhe te ecim në priotritet që  ikemi bashkarisht, në krijimin e përspektivës të të rinjve, të zvogëlohet investimi në infrastkure dhe ti orinetojmë burimet tona buxhetore në inviacion dhe ndërmmarësi ka shumë për të bërë. Ka një pozitiviet ka një progres në një segment të caktuar”, tha Veseli.

Ai përballë Jeta Xharrës tha se ambicia e tij është që PDK në zgjedhjet e ardhhme do të kandidojë më kryetarin e saj për kryeministër.