Foto: KALLXO.com

Veseli: Taksa nuk e rrezikon partneritetin me ShBA-në

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës së taksa e vendosur 100% ndaj produkteve serbe, nuk e rrezikon partneritetin me ShBA-në.

“Taksa 100%  i ka bërë mirë Serbisë dhe ka qenë një reaksion i sjelljeve të Serbisë. Për vet faktin se taksa nuk është e drejtuar kundër asnjë qytetari as një komuniteti etnik, në të njëjtin kohë të jemi të sigurt se të gjithë jetën time politike ka veç një partner, ky është SHBA. Nuk do ta dëmtojmë këtë partneritet as nuk do të lejojmë që të na dëmtojnë”, tha Veseli.

Ai tha se Kosova është vend perëndimor dhe krenar për këtë.

“Ne jemi vend perëndimor, ne jemi krenar që kemi raporte të shkëlqyeshme me Serbinë. Letra e president Trump, qëndrimet e këtij ambasadorit të SHBA-së, janë mesazhe që i marrim shumë seriozisht dhe janë mesazhe të  miqësisë tonë të përbashkët të përjetshme me SHBA-në”, shtoi Veseli.

Tutje Veseli tha se nuk ka kërkesë nga ShBA për heqje të taksës por t’i jepet mundësi dialogut Kosovë-Serbi.

“Ka një kërkesë që t’i jepet perspektivë dhe fuqi Kosovës në procesin e dialogut nuk ka kërkese për ta hequr, ka kërkesë që t’i jepet mundësi dialogut në të cilën do të veprojmë bashkërisht, shqetësimet e tyre janë edhe të tonat të përbashkëta. Por në  të njëjtën kohë Serbia duhet me ditë që ky vend është i pavarur dhe sovran dhe vendimet i marrim sovrane”, tha Veseli.