Veseli takohet me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është takuar sot me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, të cilët po qëndrojnë në Kosovë.

Në këtë takim Veseli tha se Kosova vazhdon të mbetet promovuese e paqes, respektit dhe fqinjësisë së mirë.

Ndërsa kryesuesi i delegacionit, kongresisti Randy Hutgren, u shpreh i nderuar që gjendet në Kosovë dhe pati rastin që të njihet nga afër me zhvillimet në vendin tonë.

Në anën tjetër Veseli shprehi falënderim për Kongresin dhe shtetin amerikan për mbështetjen e parezervë për Kosovën në të gjitha etapat dhe konfirmoi miqësinë midis Kosovës dhe SHBA-ve.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe deputetë tjerë të Kuvendit, të angazhuar në aktivitetet e Lutjeve të Mëngjesit.