Foto: Kadri Veseli/Facebook

Veseli takohet me asamblistin shqiptar të New Yorkut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është takuar me Mark Gjonaj, asamblist në New York.

Veseli ka thënë se Gjonaj është një prej shumë tregimeve të suksesshme në Amerikë. I pari i Kuvendit ka thënë se me Gjonajn kanë biseduar për punët që mund të bëjnë bashkë për Kosovën, Shqipërinë dhe për diasporën, kudo që ndodhet.

“Shqiptarët në Amerikë kanë qenë ata që me punën e tyre në shumë fusha, të forcojnë lidhjet tona me ShBA-të”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Veseli është shprehur se diaspora ka qenë gjithmonë një nga shtyllat kryesore të ecjes tonë si komb.

“Ne duhet t’u ofrojmë mundësi e mbështetje që ata të forcohen edhe më shumë, të vijnë e të investojnë në vendet tona”, ka potencuar Veseli.