Veseli: S'jam penduar për themelimin e Gjykatës Speciale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u shpreh i bindur se Tribunali Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë do të themelohet.

“Kam përkrahje edhe nga ndërkombëtarët dhe gjykata ndërkombëtare do të ndodhë, t’i lejmë skepticizmat, po ju them atyre që po e bëjnë të mençurin , leni mençuritë sepse ato pas Kuvendit nuk kanë vlerë. Gjykata Speciale për gjenocidin serb do të ndodhë”, tha Veseli duke shtuar se nuk përfiton nga ky tribunal.

Ai shtoi se në fillim do të themelohet komisioni shtetëror që do të mbledh faktet dhe dokumentet e luftës së fundit.

Kryeparlamentari në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ po ashtu tha se nuk është penduar për themelimin e Gjykatës Speciale.

“S’i kam rënë pishman për Gjykatën Speciale sepse për faktin se nuk jam qyqar dhe nuk fshihna, nëse është përmend emri im le të shkojë deri në fund, por këta që mendojnë se frikësohemi se çdo gjë kalkulojmë mendojnë se ne marrim vendime shtetërore në bazën e shpirtit tonë a?, Kurrë, As Thaçi”, tha Veseli.