Veseli: Së shpejti do të hapet Ambasada e Japonisë në Prishtinë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë vizitës së tij në Japoni, ka thënë se shumë shpejtë do të hapet ambasada japoneze në Prishtinë si dhe do të thellohen marrëdhëniet në ekonomi me shtetin e Japonisë.

Gjatë ditës së parë të vizitës, Veseli është takuar me homologun e tij japonez Oshima Tadamori, ku temë kryesore ishte thellimi i bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e ekonomisë.

“Vendi juaj, me modelin e zhvillimit që përfaqëson, është model frymëzues për të rinjtë tanë që duan ti përkushtohen inovacionit e ndërrmarrësisë”, ka thwnw Kryeparlamentari Veseli.
Ai po ashtu theksoi se “Kosova si shtet i ri dhe demokraci e re, ndihet mirë që  një vend mik si Japonia është në mbështetje të synimeve të saj”.

Ndërsa kryetari i Parlamentit të Japonisë, Tadamori, ka përmendur sukseset e Kosovës në sportin e Xhudos.

“Jeni bërë të pakonkurencë në xhudo. Pres të triumfoni edhe në lojërat olimpike Tokio 2020”, ka deklaruar Tadamori.

Përveç takimit me homologun japonez, Veseli gjatë vizitës së tij në Japoni do të takohet edhe me ministra të qeverisë japoneze, si ministrin e Punëve të Jashtme si dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik.