Veseli: Se paramendoj jetën pa Mitrovicën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha sot se nuk e paramendon jetën pa vendlindjen e tij, Mitrovicën.

Ai në emisionin ‘Jeta në Kosovë’  i pyetur nëse e përkrahë idenë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve tha se s’do të ketë ndarje.

“Qëndrimi im dihet dhe bazohet në Kushtetutë dhe ajo e përcakton sovranitetin, unë mendoj se jetën nuk muj me jetu mos me qenë Mitrovica. Nuk mirrem me njerëzit që thonë gjëra fëmijërore që u varros idea për shkëmbim apo Serbia. Nuk është ndarja e Kosovës më e rrezikshme por Republika Srpska”, tha Veseli.