Veseli: Samiti i Berlinit ishte pozitiv, por vetëm Amerika siguron stabilitetin e Kosovës

Kryekuvendari Kadri Veseli tha se Samiti i Berlinit i cili u mbajt javë më parë, ku nikoqir ishin kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron ishte pozitiv.

“Në Berlin ka ndodhur diçka pozitive sepse kemi një involim të drejtpërdrejtë të faktorit europian, të Francës dhe Gjermanisë, por nuk jam entuziastë i një euforie e cila bartë ndarjen. Amerika duhet të jetë në procese tilla të dialogut dhe është faktor garantues për Kosovën”, tha Veseli.

Ai në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ shtoi se vetëm Amerika ia siguron Kosovës stabilitetin.

“Nëse s’janë amerikanët nuk do ta kemi atë pjesë që na takon, por në aspektin politik është faktori amerikan që na siguron stabilitet”, tha Veseli.

Samiti i Berlinit u mbajt ditë më parë ku nikoqir ishin kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Në ditën e mbajtjes së Samitit të Berlinit, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, deklaroi se zgjidhja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “nuk duhet të bëhet në dëm të vendeve tjera të rajonit”.

Kurse, presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se duan t’i shqyrtojnë të gjitha mundësitë për të dy shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se nuk e kanë për qëllim të imponojnë zgjidhje për Beogradin dhe Prishtinën.

Nga ana e tyre, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj ashtu edhe siç pritej nuk lanë pa folur as në këtë takim për kufijtë e Kosovës.

.

 

16 Maj 2019 - 21:23

Arbisa Shefkiu 16/05/2019 - 21:23
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend