Veseli reagon për sulmin ndaj gruas rome në Ferizaj

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka reaguar për sulmin që i është bërë gruas rome në qytetin e Ferizajt.

Ai ka shkruar se veprimet e tilla janë të papranueshme karshi një qytetareje të lirë të Kosovës. Veseli ka bërë thirrje te institucionet e vendit që të veprojnë menjëherë.

“Jam i shokuar me pamjet e sulmit ndaj një qytetare të lirë të këtij vendi. Veprime të tilla janë të papranueshme. Është i domosdoshëm veprimi i menjëhershëm dhe institucional i organeve të sigurisë në lidhje me rastin. Çdo shqetësim publik duhet të trajtohet në mënyrë institucionale. Linçimi publik nuk na nderon si shoqëri demokratike dhe nuk guxojmë dhe as që duhet të lejojmë që secili të marrë të drejtën e gjyqësisë në këtë vend”, ka shkruar Veseli.

https://kallxo.com/sulmohet-perseri-gruaja-rome-kesaj-here-ne-ferizaj/