Veseli premton që në Bajramin tjetër do të fillojë ndërtimi i xhamisë së Ibrit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas vizitës që e ka bërë në Bashkësinë Islame të Kosovës për festën e Kurban Bajramit, ka bërë thirrje që të fillojë ndërtimi i xhamisë së Ibrit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Sipas Veselit, ky është një obligim i përbashkët edhe i BIK-ut por edhe i sferës politike.

“Bajramin tjetër, dhashtë Zoti, që bashkarisht e kemi një obligim, ma shumë e ka myftiu, por edhe unë sepse është edhe politike, në Mitrovicë, në pjesën veriore duhet të fillojë ndërtimi i xhamisë, te ura e Ibrit. Myfti e kemi një obligim, xhaminë tek ura e Ibrit duhet ta ndërtojmë, sepse aty ka qenë dhe aty duhet të jetë”, tha Veseli pas takimit me myftiun e Kosovës, Naim Tërnava.

Ndërsa myftiu Tërnava u shpreh se Bashkësia Islame është e gatshme që nga nesër të fillojë ndërtimin e kësaj xhamie, pasi shprehet se fondet janë të gatshme por thotë që politika duhet ta bëjë punën e saj.

“Të gjitha i kemi gati. Ne e kemi kry anën tonë. Politika duhet ta kryejë anën tjetër”, tha Tërnava.

https://kallxo.com/ternava-e-bahtiri-vizitojne-vendin-e-xhamise-se-ibrit/