Veseli: PDK-ja kurrë se ka influencuar sistemin gjyqësor

Kryeparlamentari dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha sot se partia e tij gjithmonë është përballur me aktakuzat që janë ngritur ndaj anëtarëve të partisë së tij.

Ai në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ tha se nuk kanë pasur asnjëherë ndikim në gjyqësor dhe se asnjë rast nuk e kanë mbyllur.

“Nuk ka me pas kurrë në jetë në botë sikur në PDK  që se kanë influencu sistemin gjyqësor, shumica e njerëzve që janë dënu që kanë aktakuza, shikoj partitë tjera kurrë nuk I kemi mbyllë, janë dënu kryetar komunave, kurrë si kemi mbyllë”, tha Veseli.