Veseli: Opozita po reflekton, pritet t’i kthehet Kuvendit

Bojkoti i dy partive opozitare, LDK dhe VV po vazhdon edhe në seancën e sotme. Këty dy grupe parlamentare qëndruar vetëm në votimin e vetëm njërës pikë të rendit të ditës, draft-rezolutës për shtesa të fëmijëve, pastaj liruan sallën.

Mirëpo, sot gjatë ditës, para fillimit të seancës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u shpreh optimist, duke deklaruar se opozita do ta ndërpres bojkotin.

“Kuvendi po i kthehet normalitetit. Ka një komunikim shumë pozitiv në mes te pozitës dhe opozitës që të marrim obligimet tona në proceset euroatlantike. Sot ka një seancë, presim reflektimin e opozitës, ka shenja të mira që ata do te kthehen në seancat parlamentare”, deklaroi pas mbledhjes së kryesisë Kadri Veseli.

Në këtë mbledhje u vendos që më 16 nëntor të mbahet seanca e jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

“Seanca është caktu ne datën 16, shpresojmë që Qeveria do të jetë e përgjegjshme dhe do të jenë në seancë. GP LDK dhe GP VV insiston që kjo çështje të trajtohet me seriozitet”, tha deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

LDK dhe VV ka disa kohë që janë duke i bojkotuar seancat e Kuvendit.