Veseli: Mësimi fillon të hënën

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli në një postim në Facebook, ka paralajmëruar se greva e arsimit ndërpritet dhe se mësimi fillon të hënën.

“Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur! Mësimi fillon të hënën”, ka shkruar Veseli.

Bashkë më postimin e tij ai ka publikuar edhe një fotografi të një takimi mes tij me përfaqësuesit e SBASHK-ut, ku shishet se i pranishëm është dhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

Greva në arsim ka hyrë në javën e tretë, pasi SBASHK-u po kërkon ndryshimin e ligjit për pagat, i cili ligj sipas tyre është diskriminues për punëtorët e arsimit.