Kadri Veseli - Foto: KALLXO.com

Veseli: Jemi në Fund të Dramës së Demarkacionit

Kemi një grup të ri parlamentar. Kjo ishte arsyeja kryesore e kësaj mbledhjeje të kryesisë së Kuvendit me shefat e grupeve parlamentare. I urojmë mirëseardhje grupit të ri parlamentar, tha kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

“Koha është që të përfundoj drama e çështjes e shënjimit të kufirit me një vend partner, anëtar i NATO-s, me aspirata shumë të qarta drejt BE, të cilat janë synime të përbashkëta… Të gjithë ata që janë për orientim euroatlantik janë të gatshëm dhe duhet të jenë të gatshëm ta votojnë forcimin e sovranitetit dhe hapjen e perspektivës euratlantike të vendit tonë“, tha Veseli kur u pyet se a shpreson se me grupin e ri parlamentar do të sigurohen votat për kalimin e Demarkacionit.

“Jemi në fillimin e fundit të kësaj drame dhe shumë shpejt do të kemi vendimmarrje”, shtoi kreu i Kuvendit.