Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli - Foto: Facebook

Veseli: Gjuha e urrejtjes dhe raciste e Teodosijeviqit janë provokim nga Vuçiq

Ndaj gjuhës së përdorur nga tashmë ish-ministri Ivan Teodosijeviq ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Sipas kryekuvendarit, gjuha e urrejtjes dhe raciste e përdorur nga ministri i shkarkuar ka një burim dhe janë provokim nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq për të shkaktuar, sipas tij, tensione në Ballkan dhe në Kosovë.

“Ne nuk do lejojmë që Kosova të përdoret si mjet që dikush në Serbi të mbajë pushtetin. Bashkimi Evropian duhet të reagojë ndaj këtyre provokimeve të hapura nga Serbia dhe Vuciqi”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka shkarkuar sot ministrin Ivan Teodosijeviq për shkak të deklaratave të tij për masakrën e Reçakut dhe luftën e UÇK-së.

https://kallxo.com/kryeministri-haradinaj-shkarkon-ministrin-teodosijeviq/

www.kallxo.com