Kadri Veseli- Foto: Atdhe Mulla

Veseli: Do të tërhiqem si iniciator i Tribunalit vetëm të votohet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në seancën e sotme ka kërkuar unitetin e të gjitha partive për ta votuar krijimin e komisionit shtetëror për Tribunalin Ndërkombëtar, e që është ideja e tij.

Veseli para deputetëve tha se është në gjendje të heqë dorë si iniciatori i këtij Tribunali, vetëm që ajo të miratohet.

“Unë ëdhe ne seancën e kaluar e kam thënë, nëse ka të bëjë më cështje individuale jam në gjendje të heq dorë prej vetvetes që emri im mos mu përmend, kanë kaluar dy dekada edhe askush s’ka marrë iniciativë, por kjo do të shkojë deri në fund me ndalë s’ka askush”, tha Veseli.

“E improvizojnë qysh të doni në mënyrë që veç të largohet iniciativa emri im, e rëndësishme është që të votohet me përgjegjësi të plotë nga ky kuvend”, tha tutje Veseli.

Deputetët e Kuvendit për momentin janë duke diskutuar për gjetjen e formës për t’i unifikuar qëndrimet për ta votuar sot formimin e Komisionit Shtetëror për formimin e Tribunalit për gjenocidin serb.