Kadri Veseli - Foto: KALLXO.com

Veseli: Demarkacioni Ratifikohet Këtë Javë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka theksuar se gjatë kësaj jave do të ratifikohet demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, ai ka thënë janë duke zhvilluar kontakte intensive në çdo orë me pozitën dhe opozitën, dhe u shpreh i bindur se gjatë kësaj jave do të  zgjidhet kjo çështje.

Veseli nuk tregoi se në cilën ditë do të mbahet seanca për demarkacionin, por tha se javën e ardhshme Këshilli Europian mban një takim dhe gjatë kësaj jave duhet të kryhet demarkacioni, në mënyrë që të zihet hapi në institucionet e BE-së.

Ndryshe, deri tani në tri seancat e thirrura për demarkacionin, Kuvendi nuk ka arritur që demarkacionin ta qes në votim.

Lista Serbe dhe Vetëvendosja deri tani janë deklaruar kundër Marrëveshjes së demarkacionit. /21Media