Foto: Kadri Veseli/Facebook

Veseli bisedon me Delawie dhe shefen e USAID-it për sundimin e ligjit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie dhe shefen e re të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno.

Ai ka thënë se përveç ofrimit të bashkëpunimit për shefen e re të USAID-të, në këtë takim me ambasadorin Delawie diskutuan për vazhdimin e punës në sundim të ligjit.

“Pata kënaqësinë që shefes së re të USAID në Kosovë, Lisa Magno, t’i uroj punë të mbarë në detyrën e saj të re dhe t’i ofroj bashkëpunim në emër të Kuvendit të Kosovës. Bashkë me të dhe Ambasadorin Greg Delawie diskutuam për vazhdimin e punës së përbashkët në reformat në ekonomi dhe sundim të ligjit”, ka shkruar Veseli në Facebook.