Kadri Veseli- Foto: Atdhe Mulla

Veseli: Berlini është kërthiza e Europës, Kosova është kërthiza e Ballkanit

Një ditë pa filluar Samiti i Berlinit, kryetari i Kuvendit të Kosovës ka dhënë një mesazh në lidhje me këtë takim në të cilin do të diskutohet për gjendjen aktuale në Ballkanin Perëndimor.

Veseli ka thënë se Berlini është kërthiza e Europës kurse Kosova është kërthiza e Ballkanit.

“Që të ruhen edhe njëra edhe tjetra duhet të mos jenë të ndara, por të bashkuara. Njëra nuk mbrohet duke e dëmtuar tjetrën, por vetëm duke e respektuar, kuptuar, ndihmuar dhe mbrojtur!”, ka shkruar Veseli në Facebook.