Veriu në zgjedhje, në votim dolën 42 për qind

Në katër komunat veriore të Kosovës tashmë janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 87 vendvotimet janë mbyllur në kohën e paraparë.

Valdete Daka ,Kryetare e KQZ-së ka njoftuar për numrin e qytetarëve që shfrytëzuan të drejtën e votës atje.

“Procesi i votimit ka shkuar pa ndonjë problem.Ju njoftojmë se të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të jashtzakonshme e shfrytzuan 24 mijë e 595 apo 42.42 per qind e qytetarëve me të drejte vote”, tha Daka.

Ajo tregoi në komunën e Zubin Potokut dolën më së shumti qytetarë për të shfrytëzuar të drejten për votë, gjithësej 4 mijë e 331 ose 50.74 për qind. Në Zvecan pjesëmarrja ishte 45.17 për qind apo 4 mijë e 169 votues.

Në Leposaviq 7 mijë 550 qytetarë apo 41.57 për qind. Ndërsa në Mitrovicën Veriore dolën 38.74 përqind apo 8 mijë e 545 qytetarë.
KQZ njoftoi se nga ora 19:00 ka filluar afati 24 orësh për paraqitjen e ankesave në lidhje me procesin e votimit.

Zgjedhjet sot u mbajtën në komunat e Mitrovicës Veriore, Zubin Potokut, Zveqanit dhe Leposaviçit.

Zgjedhjet u shpallën pasi katër kryetarët e këtyre komunave dhanë dorëheqje në shenjë pakënaqësie me tarifën 100 për qind për produktet serbe.