Rediart Cankja dhe Kris Peeters Foto e huazuar nga www.nieuwsblad.be

Vendimi i Vetëvendosjes për anëtarin e dyshuar për drogë

Lëvizje Vetëvendosje, dega në Belgjikë ka marrë vendim që në mënyrë unanime ta bëjë pezullimin e menjëhershëm të anëtarësisë dhe angazhimit të Rediart Cankjanë Lëvizjen Vetëvendosje,

Komisioni Disiplinor i degës së Vetëvendosjes në Belgjikë përmes një komunikatë për media kanë bërë të ditur se do të presin vendimin e Gjykatës për të shqyrtuar masën disiplinore për këtë rast.

Vetëvendosje megjithatë ka pasur lëvdata për punën dhe angazhimin e Rediart Cankjas dhe kanë deklaruar se janë befasuar me lajmin e publikuar sot në media.

Komunikata e plotë e degës së Vetëvendosjes në Belgjikë

Sqarim për opinionin publik (e përditësuar)

Sot, në mënyrë të papritur, mësuam nga mediat se Rediart Cankja është arrestuar nga policia e Francës me akuzën për trafikë droge, pasi i janë gjetur të fshehura në veturën që po udhëtonte bashkë me një qytetare tjetër, tre kilogramë heroinë. Lajmi na ka tronditur pasi Rediart Cankja ka punuar si përkthyes i disa gjuhëve në Agjencinë e Intergrimit të Belgjikës si dhe pranë policisë së Belgjikës. Ai ka kryer studimet universitare dhe është i martuar e ka banuar në Belgjikë në mënyrë të rregullt. Për më tepër, Rediart Cankja ka qenë anëtar i Bordit të qytetit të “Antwerp”-it të njërës prej partive parlamentare të Belgjikës, si dhe kandidat për këshilltar komunal në “Antwerp”.

Nga të gjitha informacionet që ne kemi patur, Rediart Cankja ka patur një jetë dhe profesion të rregullt, dhe ka aplikuar dhe është anëtarësuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! vitin e kaluar. Marrë parasysh formimin e tij akademik dhe përvojën e tij profesionale pranë autoriteteve belge, anëtarët e Lëvizjes i kanë besuar atij pozicionin e Kryesuesit të Këshillit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Belgjikë. Prandaj lajmi i sotëm për arrestimin e tij na ka shokuar të gjithëve. Madje, edhe mediat belge kanë raportuar publikisht se profili i Rediart Cankajt nuk lidhet aspak me aktivitete të tilla si trafiku, dhe që pritet të sqarohen rrethanat e udhëtimit të tij me veturën ku është gjetur droga.

Megjithatë, pas raportimit nga mediat dhe në konsultim me përfaqësuesit e Qendrës në Belgjikë, Komisioni Disiplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka nisur sot procedurën për shqyrtimin e rastit të Rediart Cankajt dhe ka marrë vendim në mënyrë unanime për pëzullimin e menjëhershëm të anëtarësisë dhe angazhimit të tij në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Komisioni Disiplinor do të pres vendimin e Gjykatës për të shqyrtuar masën disiplinore të përjashtimit lidhur me këtë rast.

Lëvizja VETËVENDOSJE! distancohet dhe dënon ashpër çdo aktivitet të jashtëligjshëm që lidhet me rastin në fjalë, dhe nuk do të tolerojë asnjë sjellje që lidhet me aktivitete të ngjashme.

Belgjikë, 10 shtator 2018

Bujar Krasniqi

Kryetar në detyrë i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Belgjikë

 

https://kallxo.com/politikani-shqiptar-u-kap-me-tre-kilograme-droge/