Foto: Kallxo.com

Vendimi i parë i KQZ-së, zëvendësohet deputeti i PDK-së

Në mbledhjen e parë të mbajtur vetëm dy orë pas dekretimit të përbërjes së re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga ana e Presidentit Hashim Thaçi, anëtarët e rinj kanë nisur të marrin vendimet të cilat ishin grumbulluar gjatë kohës sa ky institucion nuk ka qenë funksional.

Vendimi i parë i cili u mor nga KQZ sot ka qenë zëvendësimi i një deputeti të PDK-së.

Muaj më parë, Nezir Çoçaj kishte dhënë dorëheqje nga ulësja e deputetit, por zëvendësimi i tij nuk ka mundur të bëhet për shkak të mosfunksionimit të KQZ-së.

Ndërsa sot, anëtarët e KQZ-së  miratuan rekomandimin për Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës, për kandidatin e radhës për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Në vend të Çoçajt, ulësen e deputetit prej sot e ka marrë Rafet Rama.