Kryesia e Kuvendit - 12 qershor 2018 / FOTO KALLXO

Vendimi i Kryesisë, Kuvendi të enjten mban seancën plenare

Kryesia Kuvendit mori vendim që të vazhdohet seanca të enjten, por për interpelancën e Kryeministrit Haradinaj nuk është vendos.

“Për interpelancë do të shihemi më vonë për me u dakordu për të”, tha Ahmet Isufi nga AAK-së.

Bëhet fjalë për interpelancën e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione,

Në mbledhje morën pjesë 5 nënkryetarë të Kuvendit dhe 6 shefa të grupeve parlamentare.