Ilustrim - Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Vëllai Ther Vëllain me Thikë

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësorë pasi ishte therur me thikë nga vëllai i tij.

Në raportin ditor të policisë, thuhet se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve të marra, pasi ishte therur me një mjet të mprehtë nga vëllai i tij.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Prizren, pak para mesnatës.

I dyshuari dhe viktima sipas raportit, kanë probleme psikike.

Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.