Blerim Peci | Foto: Facebook

Vdiq Komediani Kosovar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka vdekur aktori e humoristi i njohur kosovar, Blerim Peci, 41 vjeç.

Lajmin e ka bërë të ditur miku dhe bashkëpunëtori i tij nga “Show Meselation”, Fehmi Ferati, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Herët bre Bel, shumë para kohe me shkru këtë lajm për ty”. Rand shumë e randë bre! Njoftojmë miqët, shokë, familjarë e bashkëpuntorë se Blerim Peci sot ndërroi jetë”, ka shkruar Fehmi Ferati.

Blerim Peci, u lind më 1 gusht të vitit 1973.

Ai ishte i njohur si humorist, kurse së fundi ishte pjesë e serisë televizive “Vikendi”.

Blerim Peci, pas vetës la gruan Afërditën dhe dy fëmijë./21Media