Vdes shtetasi i Shqipërisë, i burgosur në Dubravë

Një i burgosur për shitje e blerje të narkotikëve ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar sot senë Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri,  me inicialet  I. A , i lindur më 1992.

“I burgosuri, me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë  në Spitalin Rajonal të Pejës rreth orës 10:10, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatë.

I.A, ishte shtetas i Republikës së Shqipërisë,  akuzohej për Veprën  Penale; Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.

I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Sipas SHKK, lidhur me shkaqet e vdekjes, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.

KALLXO.com ka raportuar edhe për disa të burgosur të tjerë të cilët kanë vdekur muajt dhe javët e fundit.

https://kallxo.com/vdes-i-burgosuri-ne-shtepine-e-tij/