Vdes personi i cili humbi dorën në vendin e punës

Dy ditë më parë, një person nga Peja kishte humbur dorën në vendin e tij të punës.

Pejani i cili kishte humbur dorën e tij në vendin e tij të punës, ka vdekur dje.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK, Shpend Fazliu.

“Përkundër përkujdesjes dhe përpjekjeve nga stafi i mjekimi intensiv qendror, dje rreth orës 13:00, i  njëjti ka vdekur pasi që gjendja ishte shumë e rëndë”, ka thënë Fazliu.

KALLXO.com ka raportuar dy ditë më parë se viktima derisa ishte duke punuar në një kompani, në rrethana ende të panjohura ka pësuar lëndime trupore, pasi të njëjti ia ka këputur dorën një makineri.

Viktima sipas policisë fillimisht ishte dërguar në spitalin e Pejës për ndihmë mjekësor, pastaj ka vazhduar trajtimi i tij në QKUK.

https://kallxo.com/peje-humb-doren-ne-vendin-e-punes/

.