Ranilluku | Foto: KALLXO.com

Vdes pas Rrokullisjes së Traktorit

Dje pasdite në Fshatin Domoroc të Komunës së Ranillukut vdiq shoferi i një traktori, pasi bashkë me mjetin e tij u rrokullis jashtë rrugës.

“Viktima serb-shtetas i Kosovës (1960) deri sa  ka qenë duke drejtuar traktorin e tij në një moment ka humbur kontrollin mbi mjetin që e drejtonte duke u rrokullisur jashtë rrugës”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia më tutje njofton se shoferi i lënduar nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

“Disa persona që kanë qenë në vendngjarje si dëshmitarë e kanë dërguar me urgjencë viktimën e lënduar rëndë në ambulancën e Ranillukut ku edhe përkundër përpjekjeve të mjekut kujdestar ai ka mundur vetëm ta konstatojë vdekjen e tij si pasojë e plagëve të marra në vetaksident”, sqaroi komunikata.

Hetuesit policorë kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, në të njëjtën kohë duke mbledhur edhe informacione për rrokullisjen me traktor nga dëshmitarët okularë, ndërsa prokurori ua ka liruar familjarëve trupin e pajetë të të vdekurit.

KALLXO.com ka shkruar edhe për vdekje tjera në njerëzve në Kosovë nga rrokullisja e traktorëve.

http://kallxo.com/vdes-ne-mal-pas-rrokullisjes-se-traktorit/

http://kallxo.com/vdes-nga-rrokullisja-e-traktorit/