Vdes pas aksidentit 49 vjeçari nga Kamenica

49 vjeçari me inicialet A.B. nga komuna e Kamenicës ka vdekur pasi sot ka pësuar vetaksident.

Prokuroria e Gjilanit ka njoftuar se sot rreth orës 13:30 dyshohet se kishte ndodhur vetaksidenti në rrugën Prekovc-Llabjan.

48 vjeçari kishte qenë duke drejtuar veturën.

Pas aksidentit, sipas Prokurorisë, 49 vjeçari ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

“Prokurori i shtetit, ka urdhëruar që trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.