Foto-ilustrim

Vdes njëri nga të aksidentuarit në Burojë

Policia e Kosovës njofton se njëri nga të lënduarit në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 17:00 në fshatin Burojë të Skenderajt ka vdekur në QKUK si pasojë e plagëve të marra.

Bëhet fjalë për pasagjerin që ishte në traktorin e të dyshuarit.

Në këtë aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një traktor.

Dy shoferët janë të lënduar.

Pas tretmanit mjekësor në Emergjencën e Spitalit në Klinë ata janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim të mëtutjeshëm.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML. Rasti është duke u hetuar.

KALLXO.com raportoi mbrëmë për këtë aksident trafiku.

https://kallxo.com/aksident-me-tre-te-lenduar-ne-buroje-te-skenderajt/

.