Vdes njëri nga këmbësorët e aksidentuar në Podujevë

Njëri nga këmbësorët e aksidentuar mbrëmë në rrugën rajonale Podujevë- Kërrpimeh, saktësisht në fshatin Peran, ka vdekur.

Sipas njoftimit të policisë në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf V dhe dy këmbësor, Rr. M, 37 vjeçare dhe B.M, 41 vjeçar, i cili nuk ka mundur t’i përballoj plagët e mara dhe i njëjti ka  vdekur në QKUK.

Tutje, policia ka njoftuar se ngasësi i automjetit Golf V,  A. S, 21 vjeçar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48 orësh.

Trupi i viktimës B.M,  është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për aksidentin në Podujevë.

https://kallxo.com/aksident-afer-podujeves-lendohen-rende-dy-kembesore/