Kanioni Matka në Shkup, Foto: Zielonamapa.pl

Vdes një shtetase e Kosovës në Kanionin Matka në Shkup

Sami Kastrati, Drejtor i Komunikimit nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka thënë për KALLXO.com se MPJ nëpërmjet Ambasadës së Shkup e ka përcjellur në vazhdimësi rastin e humbjes së jetës së një shtetase të Republikës së Kosovës në Kanionin e Matkës në Maqedoni.

“MPJ, gjithashtu, është njoftuar nga Policia e Kosovës se ata kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore në Maqedoni dhe janë njoftuar zyrtarisht në lidhje me këtë rast”, ka thënë Kastrati për KALLXO.com.

Sipas tij MPJ është duke e pritur raportin përfundimtar të autoriteteve të hetuesisë në lidhje me shkaqet dhe rrethanat.