Vdes një person nga aksidenti i djeshëm në autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Një person ka vdekur si pasojë e aksidentit të mbrëmshëm në mes të dy veturave dhe një kamionete, në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, gjegjësisht në zonën e Lipjanit.

Policia ka njoftuar se të lënduarit ishin dërguar për tretman mjekësor në QKUK, mirëpo njëri prej të lënduarve ka ndërruar jetë.

Tutje është thënë se përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar katër persona të tjerë.

Ndërkohë që me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari në mbajtje.

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për aksidentin në fjalë, pasi një qytetar ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.

https://kallxo.com/foto-aksident-i-rende-ne-autostraden-arben-xhaferi/

.