Vdes një person në një hotel në Prishtinë

Një person, shtetas i Malit të Zi ka vdekur dje pas mesnate në një hotel në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se rreth orës 00:45, është raportuar se në një hotel është gjetur pa shenja viktima.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, njofton policia.

Tutje në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti nga ana e policisë po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

https://kallxo.com/vjen-ne-prishtine-per-konference-vdes-anetari-i-bordit-te-forumit-ballkanik-aleksander-dedovic/