Kamenica

Vdes një person në Kamenicë në rrethana të dyshimta

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Kranidell të Kamenicës.

Policia ka njoftuar se për shkaqe ende të panjohura, në pyll është rrokullisur traktori, dhe drejtuari ka mbetur nën traktor.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante policore, njësiti i zjarrfikësve si dhe mjeku kujdestar i QKMF-së në Kamenicë, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, ku me vendim  të tij , trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti nga ana e policisë po cilësohet si vdekje e dyshimtë.