Qendra Korrektuese në Lipjan - Foto: KALLXO.com

Vdes një i Paraburgosur

Një i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan ka vdekur sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare të qytetit.

Ministria e Drejtësisë njofton se sot rreth orës 12:45, i paraburgosuri N.M., i akuzuar për veprën penale vrasje e rëndë në ndihmë, pas dhënies së ndihmës së parë nga stafi mjekësor i Qendrës së Paraburgimit në Lipjan, me udhëzim të mjekut të kësaj qendre, është përcjellë për në Emergjencën e qytetit.

“Nga QKMF Lipjan, kemi pranuar informatën se i paraburgosuri N.M, edhe pse është reanimuar, nuk ka mundur të mbijetojë”, njofton Ministria e Drejtësisë.

Rasti, sipas njoftimit të Ministrisë, është duke u hetuar nga organet kompetente.