Prishtina | Foto: KALLXO.com

Vdes një Grua në “Mati 1”

Një grua ka mbetur e vdekur në skaj të rrugës në Lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia,  prokurori kompetent dhe zyrtarë të mjekësisë ligjore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, për rtv21.tv  ka thënë se ende nuk është konfirmuar shkaku i vdekjes së saj.

“Trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Presim konfirmimin nga ana e ekspertit mjekoligjor lidhur me shkaktarin e vdekjes”, ka deklaruar ai.