Foto: Ilustrim/Rtv21

Vdes një grua në Gjakovë pasi përfshihet shtëpiza nga zjarri

Një grua ka vdekur mbrëmë rreth orës 22:10, në fshatin Shishman i Bokës në Gjakovë, si pasojë e djegies së një shtëpizë (barakë).

Policia ka njoftuar se në rrethana ende të panjohur është përfshirë nga zjarri një shtëpizë në të cilën gjendej viktima.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Sipas policisë, si pasojë e zjarrit viktima është ngulfatur nga tymi dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës  e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.