Foto: Ilustrim

Vdes në vendin e punës një punëtor në lagjen 'Arbëria'

Një punëtor ka vdekur nga një aksident në vendin e tij të punës në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Ende nuk dihet se si ka ndodhur aksident që i mori jetën punëtorit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10, e kemi pranuar një informacion se në lagjen Arbëria, më saktësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë një person ka rënë nga një ndërtesë. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bëhet fjalë për viktimën me inicialet M. B. 1973”, Flora Ahmeti- Haziraj.

Ky nuk është rasti i vetëm i humbjes së jetës së punëtorëve në vendet e tyre të punës.

 

https://kallxo.com/arrestohet-nje-person-per-vdekjen-e-53-vjecarit-ne-prishtine/