Foto: Facebook

Vdes Komandant ‘Guri’

Jetullah Qarri, i njohur si Komandant ‘Guri’ ka vdekur sot.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij.

Përmes një statusi në Facebook, ai shprehu ngushëllime për familjen e Qarrit.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Jetullah Qarri – komandant “Guri”. Familjes Qarri, të gjithë bashkëluftëtarëve dhe miqve të tij, ngushëllime të sinqerta.I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, shkroi Haradinaj.