Foto: Ilustrim
Vdes këmbësori që u lëndua javën e kaluar në aksident trafiku
16.8.2018 - 11:17
Një 72 vjeçar me inicialet I.O. ka vdekur një javë pasi u godit nga një veturë.
Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për KALLXO.com se javën e kaluar rreth orës 20:00, në fshatin Krojmir te Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një këmbësor, i cili nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe i njëjti sot rreth orës 06:00 në QKUK ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa me rastin po merren hetuesit e njesitit të trafikut.