Ilustrim

Vdes këmbësori i aksidentuar në shkurt

Këmbësori i aksidentuar me datën 19 shkurt në rrugën Prishtinë- Fushë- Kosovë, ka vdekur.

Policia ka njoftuar se këmbësori i aksidentuar ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

KALXO.com kishte raportuar për këtë aksident, ku ishin përfshirë një veturë dhe këmbësori.

https://kallxo.com/policia-jep-detaje-per-aksidentin-ne-rrugen-prishtine-fushe-kosove/