Vdes këmbësori i aksidentuar në Pejë

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Eliot Engel” në Pejë.

Policia e Kosovës e ka bllokuar rrugën.

Në Policinë e Kosovës kanë thënë se aksidenti ka qenë me fatalitet, por nuk kanë dhënë detaje tjera.