Kujtim Paçaku, Partia e Re Rome e Kosovës. Foto: Atdhe Mulla
Vdes ish- deputeti Kujtim Paqaku
17.5.2018 - 10:25
Në moshën 59 vjeçare, ka vdekur ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paqaku.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri veseli.
Në seancën e sotme të Kuvendit, Veseli i ftoi deputetët që të mbajnë një minutë heshtje për vdekjen e deputetit nga komuniteti rom.
Në legjislaturën e kaluar, Paqaku ka qenë deputet nga Partia e Re e Romëve të Kosovës (KNRP).
Paqaku ka qenë shkrimtar.