Rrethojë burgu - Foto: REL/Shutterstock

Vdes i burgosuri në Dubravë

Një i burgosur në burgun e Dubravës ka vdekur sot.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Sipas tyre, i burgosuri M.N, i lindur në vitin 1956 ka vdekur sot rreth orës 9.

SHKK është njoftuar nga QKUK, ku i burgosuri po mbahej në kujdes intenziv.

“I burgosuri ka qenë në mbajtje të dënimit në Dubravë dhe ka pasur Anaurismae Aorta Abdominalis (AAA).  Trupi i të ndjerit  është dërguar për autopsi, për të verifikuar shkakun e vertetë te vdekjes”, thuhet në njoftim,